Sporti

Ismet Munishi i ashpër ndaj UEFA-s: Çmimi me na sha neve qenka 30 mijë euro a?

11/18/2024 10:04
nga:Lorik J

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka mbështetur vendimin e lojtarëve të Kosovës për ndeshjen ndaj Rumanisë, por ka mbetur mjaft i nervozuar me UEFA-n dhe vendimet e shtëpisë së futbollit europian, me denimet ndaj Rumanisë që nga shtatori i vitit 2023.

Sipas Munishit, Kosova ka qenë pak vonë – pasi edhe në takimin e parë, vitin e kaluar, është dashur të reagohet njejtë, duke lëshuar fushën, sikurse të premten, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne u dashtë rumunëve herën e parë me ia ftofë. Ato pankartat “Kosova është Serbi” u dashtë me ua çky një ka një, dhe kush tenton diçka me i qeru hesapet shqip me ta. Ne jemi pak me vonesë, por qëllimi është fantastik, sepse kanë shkrujtë krejt mediat botërore”, tha fillimisht Munishi në Kampionët.

Ai tha se çmimi për të sharë shqiptarët nuk duhet të jetë 30 mijë euro.

“Duhet me shtjellu ngjarjen. UEFA-s duhet t’i tregojmë se në momente kur ka kësi kore dhe nuk zbrazet tribuna, që qëndron delegati i ndeshjes indiferent, ne e lëshojmë lojën, nuk luajmë më. Delegati duhet me intervenu në momentin kur ka shprehje të racizmit, që fyhet një komb. Pse veç me Kosovën po ka lëshime, shaj ti sa duash shqiptarët dhe dënohesh 30 mijë euro? Çmimi qenka 30 mijë euro me na sha neve a? Neve me na sha nuk ka çmim”, tha ndër tjerash Ismet Munishi.

/GazetaBlic Sport/