Lajme

Meliza Haradinaj: Vuçiq mund të ndjek hapat e Putinit për destabilitin e vendit tonë

11/18/2024 08:51
nga:N K

Ish ministrja e Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës, Meliza Haradinaj, është shprehur se Putini po e përdor periudhën e tranzicionit paszgjedhor në SHBA për të intensifikuar sulmet e aneksojë territore të reja nga Ukraina e pavarur.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook thotë se duke pasë parasysh sjelljen e Vuçiq-it i cili ndjek hapat e Putinit, vendi ynë duhet të jetë më vigjilent ndaj çdo destabiliteti.

“Meqë jemi të vetëdijshëm për sjelljen e Vuçiqit që ndjek me fanatizëm librin e lojërave të Putinit, Kosova duhet të mbetet vigjilente ndaj përpjekjeve të ngjashme të mundshme destabilizuese në territorin e saj verior në kufi me Serbinë – sidomos në këtë periudhë tranzitore derisa Administrata Trump të rikthehet në Shtëpi të Bardhë. Vuçiqi padyshim se është dëshpërimisht në kërkim të një dritareje për të ndezur shkëndija destabilizimi në veri tani para fushatës zgjedhore në Kosovë, prandaj këtë herë ne nuk do të duhej të biem në provokimet e tij”, shkroi ajo, raporton GazetaBlic.

Gjithashtu, ajo kërkoi që Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet me SHBA-në në afërsi të zgjedhjeve të 9 shkurtit , në atë mënyrë që veriu i vendit të jetë më i qetë.

Postimi i plotë: