Sporti

Kryeministri i Rumanisë i reagon ashpër Kurtit: Mos u përzi në sport, ju jeni fajtorë!

11/18/2024 08:49
nga:Lorik J

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i dha dje mbështetjen e madhe lojtarëve të kombëtares tonë për qëndrimin stoik në Bukuresht, ku ne ishim sërish cak i thirrjeve raciste, duke lëshuar lojën e për t’u mos u kthyer më.

Megjithatë, pas këtij gjesti të Kurtit, ka reaguar edhe homologu i tij, kryeministri i Rumanisë, i cili thotë se fajtor është Kosova dhe se shteti i tij duhet të fitojë 3-0.

Marcel Ciolacu, kryeministri i Rumanisë, poashtu ka thënë se Kurti po gabon që po e përzien sportin me politikë.

“Është totalisht e papranueshme ajo që po bën kryeministri i Kosovës, i cili përzien politikën me sportin dhe pretendon, pas gjestit të kombëtares së tij të futbollit për të braktisur ndeshjen kundër Rumanisë, se do të bëjë presion politiko-diplomatik për të na dënuar!

Ai  përpiqet ta kthejë fajtorin në viktimë dhe – më seriozisht – kërkon të ushtrojë presion politik në forumin evropian të futbollit, duke shpresuar në një vendim iluzion! Unë i them drejtpërdrejt dhe qartë se sado që të mundohet, ai nuk mund ta shtrembërojë realitetin dhe se gjithsesi po shkon në rrugën e gabuar sepse politika nuk ka punë në sport!

Sa për atë që ndodhi mbrëmjen e së premtes, ka vetëm një të vërtetë: fajtorët janë të qartë dhe nuk janë lojtarët rumunë dhe as publiku në Arenën Kombëtare!

Mund ta pranoj që lojtarët e Kosovës luajtën më mirë, por kjo nuk i shfajëson nga gjesti në fund të ndeshjes, për të cilin duhet të mbajnë pasojat! Dhe jam i sigurt se pikërisht kështu do të ndodhë!”, ka shkruar kryeministri i Rumanisë.

/GazetaBlic Sport