Sporti

Kosova përfundon seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Lituaninë

11/17/2024 18:54
nga:E K

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e saj zyrtare në prag të ndeshjes së fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Ndeshja do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Atmosfera mes lojtarëve duket tejet pozitive dhe motivimi për ta mbyllur këtë vit me një fitore përpara tifozëve dardanë është maksimal.

Në këtë sfidë, përzgjedhësi Franco Foda nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarë të rëndësishëm të repartit të mbrojtjes, kapitenin Amir Rrahmani dhe Lumbardh Dellovën.

Dytë janë të pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë, të marrë në duelin ndaj Rumanisë.

Megjithatë, përzgjedhësi ka siguruar se ekipi ka opsione të mjaftueshme për të mbushur boshllëkun dhe për të përballuar Lituaninë me sukses.

Kosova momentalisht (pa llogaritur takimin me Rumaninë), zë pozitën e dytë në tabelë me 9 pikë, tri më pak se rumunët në pozitën e parë.