Lajme

Seanca maratonë 48-orëshe të hënën në Kuvendin e Shqipërisë

11/17/2024 18:13
nga:G B

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë maratonë të hënën për të votuar buxhetin e vitit 2025.

Seanca pritet të zgjasë rreth 48 orë ndërsa ajo do të fillojë në orën 10 të së hënës.

Opozita dhe mazhoranca pritet të mbajnë fjalime të gjata në pothujse çdo pikë të projekt buxhetit të miratuar nga qeveria.
Buxheti prej 8.2 miliardë eurosh io propozuar nga qeveria është buxheti më i lartë në vendin tonë deri më tani, ndërsa është vlerësuar nga mazhoranca.

Opozita nga ana tjetëtr e ka kritikuar ashpër propozimin duke e vendosur theksin tek mungesa e rritjes së pensioneve por edhe mungesa e minumimit jetik.

Duke qenë se opozita ka thënë se do ta kundërshtojë me çdo mjet buxhetin e propozuar nga qeveria Partia Demokratike ka lajmëruar edhe një protestë përpara parlamentit pasditen e së martës në orën 17:00.

Degët në të gjithë vendin janë këshilluar nga strukturat drejtues të partisë për të lajmëruar qytetarët për pjesëmarrjen e tyre.

Buxheti pritet të propozohet nga kryeministri edi rama në parlament të hënën, ndërsa pritet që të votohet vetëm me kartonat e mazhorancës.