Ballkani ka fituar ndeshjen e sotme të Superkupës “Kosova-Mërgata” ndaj Kosova Dusseldorfit.
Ballkani ka triumfuar minimalisht prej 1-0, me golin e shënuar nga Engjëll Ajazaj.
Pas përfundimit të ndeshjes, Ballkani ka falënderuar bashkëatdhetarët që ishin të pranishëm në stadium.
“Faleminderit të gjithë bashkatdhetarëve që në numër të madh ishin në stadium, për t’i dhënë hijeshi kësaj feste futbollistike, e cila përtej rezultatit, ishte një simbolikë shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, duke përçuar mesazh unifikues, ku të gjithë bashkë qëndrojmë në mbështetje të njëri-tjetrit”, ka shkruar Ballkani.
/GazetaBlic Sport/