Kombëtarja franceze është edhe një herë pa Kylian Mbappe. Kapiteni i bluve mungon për herë të dytë radhazi në grupin e Francës.
I pranishëm në një konferencë për shtyp këtë të shtunë, Ibrahima Konate u pyet sërish për rastin Kylian Mbappe.
Mbrojtësi francez i Liverpoolit nuk e fshehu admirimin e tij për sulmuesin madrilen që bëri gjëra të mëdha në fanellën franceze, por ishte i sinqertë edhe për rastin e tij.
“Të gjithë e duam Mbappen, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që ai bëri për ekipin tonë dhe vendin. Por më pas, nuk do t’i themi kurrë vetes se nuk do të fitojmë një ndeshje nëse ai nuk është”, u tha ai gazetarëve në një konferencë për shtyp para ndeshjes.
/GazetaBlic Sport