Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu nuk ishte në gjendje të kompletonte ndeshjen në barazimin 0-0 midis Turqisë dhe Uellsit në Ligën e Kombeve të shtunën mbrëma, pasi pësoi një dëmtim.
Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori ndjeu shqetësim teksa u fut në tunel pas pjesës së parë.
Turqia ka një tjetër ndeshje jashtë vendit kundër Malit të Zi të martën në mbrëmje, por mbetet për t’u parë nëse Calhanoglu do të mbetet me grupin apo do të kthehet në Milano.
Interi do të luajë kundër Hellas Veronës menjëherë pas pushimit ndërkombëtar.
/GazetaBlic Sport