Ndeshja mes Rumanisë e Kosovës që u zhvillua të premten, u ndërpre, shkaku i thirrjeve raciste nga tifozërt vendas në Bukuresht.
Lojtarët e Kosovës në krye me kapitenin, Amir Rrahmani dolën nga fusha për të mos u kthyer më në minutën e 92’të të ballafaqimit, pasi kishte thirrje “Serbia”, përcjell GazetaBlic Sport.
Rumunët gjatë tërë kohës kanë raportuar e deklaruar se nuk kishte thirrje raciste, por tani që janë publikuar pamjet, ka dalur edhe fytyra e tyre e vërtetë.
Në pamjet e siguruara, shihet se tifozët rumunë kanë pasur thirrje kundër Kosovës para takimit dhe gjatë duelit.
UEFA ende nuk ka marrë vendimin për këtë ndeshje, mirëpo tani ekzistojnë të gjitha faktet për sjelljen e tmerrshme të tifozëve rumunë që çuan në vendimin për t’u larguar lojtarët kosovarë nga fusha.
/GazetaBlic Sport