Ivan Hasek, pas përfundimit të ndeshjes me Shqipërinë ka dhënë një intervistë posaçërisht për CT Sport, median që gëzonte të drejtat e transmetimit sa i takon palës çeke. Trajneri i Çekisë ka folur në ambientet e stadiumit Kombëtar dhe është parë i gëzuar, edhe pse serioz si gjithmonë.
Hasek i lumturohet 1 pike me Shqipërinë dhe faktorëve në grup. Situata aktuale i lë çekët didi të favorizuar edhe pse çdo gjë është e hapur matematikisht.
“Jam i lumtur. Morëm 1 pikë. objektivi ynë ishte të dilnim pa pikë nga Tirana. Shqipëria është një ekip i fortë. E dinim që do të kishim vështirësi pasi jemi përballur shpesh me ata.
Tani kemi një ndeshje decisive, për më tepër në shtëpi. Presim Gjeorgjinë, një ekip ky gjithashtu shumë i fortë. Pika me Shqipërinë na bën punë e ndaj shpresojmë të kalojmë në rankun A. Besoj që me mbështetjen e tifozëve do të dalim të parët në grup.”, u shpreh tekniku Hasek i Çekisë.