Sporti

Sylvinho: Çekia është shumë e fortë fizikisht – gjithçka mund të ndodhë në xhiron e fundit, duhet të përgatitemi shumë

11/16/2024 23:30
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Dueli përfundoi pa gola në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Kuqezinjtë’ ishin në vështirësi në disa momente në pjesën e parë, megjithatë nuk munguan as rastet.

Edhe në pjesën e dytë skuadrat ishin të matura duke mos rrezikuar shumë në mënyrë që të evitohej humbja eventuale.

Pas ndeshjes për SuperSport u prononcua trajneri, Sylvinho.

“Ndeshje e vështirë. Siç e kisha thënë, Çekia është skuadër jo e fortë, por shumë e fortë fizikisht, e vështirë për t’u përballur. Ne nuk jemi skuadër fizike, ndaj na duhet të luajmë në mënyrë tjetër. Sa shanse kemi për vendin e parë? Është shumë e vështirë, por gjithçka është e hapur. Gjithçka mund të ndodhë. Duhet të përgatitemi mirë për sfidën e fundit. Ky grup është shumë i ekuilibruar”, tha Sylvinho.

Gjithçka do të vendoset në xhiron e radhës në grupin e Shqipërisë aty ku skuadra e Sylvinhos ka 7 pikë aq sa Gjeorgjia, kurse Çekia ka 8 pikë si lidere e grupit, teksa Ukraina e fundit me 5 pikë.