Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Dueli përfundoi pa gola në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Kuqezinjtë’ ishin në vështirësi në disa momente në pjesën e parë, megjithatë nuk munguan as rastet.
Edhe në pjesën e dytë skuadrat ishin të matura duke mos rrezikuar shumë në mënyrë që të evitohej humbja eventuale.
Pas ndeshjes për SuperSport u prononcua, Mario Mitaj.
“Nuk besoj se ishte një ndeshje e keqe, por luajtëm mjaft mirë. Sipas mendimit tim duhet të mbajmë më shumë topin në zotërim, se nuk e mbajmë shumë. Vuajtëm në fillim se ishim duke vrapuar pas topit dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojmë e mbajmë më shumë.
Për të bërë golin duhet të dalësh në sulm. Të mbrojmë siç mbrojmë, por të krijojmë raste e të shfrytëzojmë më mirë. Ato 2-3 raste që kishim, t’i shfrytëzojmë më mirë”, u shpreh Mitaj.
/GazetaBlic Sport/