Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Dueli përfundoi pa gola në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Kuqezinjtë’ ishin në vështirësi në disa momente në pjesën e parë, megjithatë nuk munguan as rastet.
Edhe në pjesën e dytë skuadrat ishin të matura duke mos rrezikuar shumë në mënyrë që të evitohej humbja eventuale.
Pas ndeshjes për SuperSport, Ardian Ismajli.
“Në fillim çekët na dominuan, për fat goditën shtyllën, normalisht edhe ne na duhet fati ndonjëherë në anën tonë. Në pjesën e dytë kishim kontroll dhe ata u kthyen prapa, çekët kishin ardhur për barazim dhe ata morën atë që dëshiruan”, tha Ismajli.
Gjithçka do të vendoset në xhiron e radhës në grupin e Shqipërisë aty ku skuadra e Sylvinhos ka 7 pikë aq sa Gjeorgjia, kurse Çekia ka 8 pikë si lidere e grupit, teksa Ukraina e fundit me 5 pikë.
/GazetaBlic Sport/