Sporti

Tuci: Ishte ndeshje e vështirë

11/16/2024 23:13
nga:E K

Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Dueli përfundoi pa gola në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.

‘Kuqezinjtë’ ishin në vështirësi në disa momente në pjesën e parë, megjithatë nuk munguan as rastet.

Edhe në pjesën e dytë skuadrat ishin të matura duke mos rrezikuar shumë në mënyrë që të evitohej humbja eventuale.

Pas ndeshjes për SuperSport foli Indrit Tuci.

Ishte ndeshje e vështirë, Çekia ka filozofinë ‘man to man’ gjithmonë gjen një lojtarë nga prapa. Duhet të isha më shumë në fazën sulmuese, por doja të jepja 100% tim të vrapoja sa më shumë. Trajneri më ka dhënë besim, shpresoj t’ia kem shpërblyer, nuk e prisja grumbullimin e kaluar, sërish trajneri më dha besim dhe shpresoj që të luftojë sa më shumë që ta ndihmojë ekipin“, tha Tuci.

Gjithçka do të vendoset në xhiron e radhës në grupin e Shqipërisë aty ku skuadra e Sylvinhos ka 7 pikë aq sa Gjeorgjia, kurse Çekia ka 8 pikë si lidere e grupit, teksa Ukraina e fundit me 5 pikë.

/GazetaBlic Sport.