Ka përfunduar ndeshja mes Shqipërisë dhe Çekisë.
Dueli përfundoi pa gola në “Air Albania”, shkruan GazetaBlic Sport.
‘Kuqezinjtë’ ishin në vështirësi në disa momente në pjesën e parë, megjithatë nuk munguan as rastet.
Edhe në pjesën e dytë skuadrat ishin të matura duke mos rrezikuar shumë në mënyrë që të evitohej humbja eventuale.
Pas ndeshjes për SuperSport foli Kristjan Asllani.
“Është e vërtetë, kam pasur probleme në pjesën e parë, vinte Soucek nuk kisha hapësirë. Në pjesën e dytë më tha trajneri që të shkoj te mbrojtja dhe të merrja topin. Jemi një skuadër që kemi shumë kualitet, provuam deri në fund morëm një pikë dhe të provojmë edhe në ndeshjen tjetër”, tha Asllani.
Gjithçka do të vendoset në xhiron e radhës në grupin e Shqipërisë aty ku skuadra e Sylvinhos ka 7 pikë aq sa Gjeorgjia, kurse Çekia ka 8 pikë si lidere e grupit, teksa Ukraina e fundit me 5 pikë.