Kryeministri Kurti ka qëndruar sot në Pejë së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi .
Aty të njëjtit janë takuar me mbështetës e bashkëpunëtorë të subjektit të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës dhe me komunitetin egjiptian.
“Bashkë me IRDK-në kemi qeverisur në këtë mandat, duke garantuar që komuniteti egjiptian të jetë i përfaqësuar në institucione dhe në role vendimmarrëse duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në progresin dhe zhvillimin e vendit” shkruan Kurti në Facebook.
Kurti ka potencuar se për komunitetet joshumicë kanë ndarë grante për fermerë, kanë rindërtuar e rinovuar shtëpi, ndarë mjete për arsim, subvencionuar energjinë, përkrahur të rinjtë, mbështetur familjet, investuar në infrastrukturë e kulturë etj.
“Me IRDK-në dhe me Kryetarin Krasniqi, bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer dhe angazhimi i frytshëm e rezultativ në shërbim të qytetarëve dhe posaçërisht komunitetit egjiptian. Vazhdojmë drejt punëve të mbara e sukseseve të përbashkëta” shkruan Kurti raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në Pejë me mbështetës e bashkëpunëtorë të subjektit të Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës me në krye ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe komunitetin egjiptian.
Bashkë me IRDK-në kemi qeverisur në këtë mandat, duke garantuar që komuniteti egjiptian të jetë i përfaqësuar në institucione dhe në role vendimmarrëse duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në progresin dhe zhvillimin e vendit.
Për komunitetet joshumicë kemi ndarë grante për fermerë, zbatuar projekte që kanë rritur punësimin, kemi rindërtuar e rinovuar shtëpi, kemi ndarë mjete për arsim, subvencionuar energjinë, përkrahur të rinjtë, mbështetur familjet, investuar në infrastrukturë e kulturë, për ta bërë ndryshimin e prekshëm në çdo sferë të jetës e për çdo qytetar pa dallim.
Me IRDK-në dhe me Kryetarin Krasniqi, bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer dhe angazhimi i frytshëm e rezultativ në shërbim të qytetarëve dhe posaçërisht komunitetit egjiptian. Vazhdojmë drejt punëve të mbara e sukseseve të përbashkëta.