Lajme

IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytetar në Ranillug

11/16/2024 18:07
nga:Y I

Inspektorati Policor i Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës për një incident që raportohet të ketë ndodhur pas orës 02:30 në një lokal në Ranillug.

IPK bën të ditur se bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje në mes të dy personave, një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut dhe i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Që të dy të përfshirët në këtë incident janë arrestuar dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.

“Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja.Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Komunikatë për media

Arrestohen dy të dyshuar – një zyrtar policor dhe një qytetar
Prishtinë/Gjilan, 16 nëntor 2024

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar sot nga Policia e Kosovës për një incident që raportohet të ketë ndodhur pas orës 02:30 në një lokal në Ranillug.

Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ndodhur nje rrahje në mes të dy personave (një qytetar dhe një zyrtar policor i angazhuar në nënstacionin policor të Ranillugut dhe i cili ishte jashtë detyrës zyrtare).
Që të dy të përfshirët në këtë incident janë arrestuar dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.

Me aktvendim të prokurorisë kompetente të dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj dy të dyshuarve është parashtruar kallëzim penal nga IPK-ja.

Si pjesë e procedurave administrative për zyrtarin e dyshuar IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e tij.
Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Me respekt;

Divizioni për bashkëpunim dhe informim
Inspektorati Policor i Kosovës