Lajme

Murati: Qytetarët po e paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin në ‘Gjykatë Kushtetuese’

11/16/2024 17:55
nga:Y I

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se çmimi i grurit e vajit ushqimor në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë.

Ai ka potencuar se e njëjta situatë është edhe me çmimet që shohim të deklaruara në Doganë, (referuar fotografisë).

Murati tutje ka thënë se pavarësisht kësaj ‘qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese’ raporton “Gazeta Blic”.

Reagimi i plotë:

Çmimi i grurit e vajit ushqimor, në bursa ndërkombëtare ka rënë aty ku ishte para pandemisë. E njëjta situatë është edhe me çmimet që shohim të deklaruara në Doganë (foto 2).

Mirëpo qytetarët vazhdojnë të paguajnë bukën më shtrenjtë, sepse opozita e bllokoi Ligjin për Çmime Tavan në Gjykatë Kushtetuese.