Sporti

Gjyqtari ishte danez, ky ishte reagimi i mediave nga Danimarka për ndeshjen Rumani-Kosovë

11/16/2024 16:40
nga:E K

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Rumanisë zhvilluan ndeshjen e UEFA Nations League mbrëmë, por nuk u mbyll siç ishte më së miri, pasi mysafirët u futën në zhveshtore dhe refuzuan të luanin minutat e mbetura.

Gjyqtari i ndeshjes ishte nga Danimarka, dhe sigurisht që nuk munguan edhe shkrimet nga mediat daneze në lidhje me këtë ndeshje duke e cilësuar si “dramë” të vërtetë.

“Të premtën në mbrëmje, Moreten Krogh u përfshi në një dramë. Mysafirët nga Kosova vendosën ta lënë ndeshjen në minutën e 93’të, kur rezultati ishte 0:0 dhe nuk u kthyen më. Lojtarët rumunë qëndruan në fushë për një orë, por Kombëtarja e Kosovës nuk u kthye më në fushë.

“Lojtarët nga Kosova më vonë thanë se zgjodhën të largoheshin nga fusha për shkak se tifozët vazhdimisht kishin thirrje “Serbia, Serbia”.

“Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Rumania është një nga vendet që ende nuk e njeh pavarsinë e këtij vendi.

“Derisa lojtarët rumunë prisnin në të ftohtë, kosovarët morën pica dhe nuk u kthyen më në fushë”, shkruan mediumi tipsbladet.dk

Kujtojmë që momentalisht nuk ka asnjë të re në lidhje me rezultatin e ndeshjes. Por rregullorja thotë se Rumania do ta fitoj takimin në tavolinë me shifrat 3:0.