Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja ka rënë sot në prangat e policisë.
Rraja është shpallur në kërkim para disa ditësh pas dhunës së ushtruar ndaj familjes Caca.
Flamur Rraja dhunoi Kujtim Cacën dhe familjen e tij. Dyshohet se konflikti mes tyre ishte për shkak të një prone.
Në kërkim u shpall edhe djali i Flamur Rrajës, Ariel Rraja për ngjarjen e ndodhur disa ditë më parë.
Sipas informacioneve, Ariel Rraja ka qenë arrestuar një vit më parë, në tetor, pasi u kap me rreth 50 gramë kokainë në automjet gjatë një kontrolli policor, ndërsa i ati ka qenë pjesë e dhunës së ushtruar ndaj pjesëtarëve të familjes Maja dhe atëherë qe shpallur në kërkim.
/Top Channel/