Sporti

Portierja e Bayern Munich diagnostifikohet me kancer

11/16/2024 13:45
nga:Mergim Rreci

Portierja e Bayern Munich, Mala Grohs (23) do të duhet të tërhiqet nga futbolli deri në njoftimin e mëtejshëm pasi u diagnostikua me një tumor malinj.

Ajo do t’i përkushtohet tërësisht trajtimit dhe klubi nga Mynihu u solidarizua dhe u mbështet duke ia zgjatur para kohe kontratën edhe për një vit, deri në verën e vitit 2026.

“Sëmundja është një sfidë që nuk e kisha menduar kurrë se do ta përballoja, por jam i sigurt se me ndihmën që po marr nga të gjithë, do të shërohem plotësisht. Jam në duart më të mira të mjekëve në Mynih dhe mund të mbështetem absolutisht në mbështetjen e ekipit tim dhe klubit”, ka thënë Grohs, dhe raporton faqja e klubit.

/GazetaBlic Sport/