Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i dërguar për procesin e rishikimit.
Ky vendim vjen pas shumë reagimeve lidhur me përmbajtjen e këtyre doracakëve.
E sa i përket këtyre doracakëve që tashmë janë larguar nga përdorimi, në një prononcim për GazetaBlic, hoxhë Fitim Flugaj, thotë se ajo që ndodhi me këta doracak është një arrogancë qytetare.
Ai thotë se nuk na ka munguar shëndeti riprodhues ku thotë se përkundrazi ka qenë edhe më mirë.
“Janë disa gjëra, disa kritere në aspektin fetar që nuk pranohen, përvec ashtu siç janë. Kur kemi të bëjë me shëndetin seksual apo shëndetin riprodhues i cili është një çështje në vete. Ajo që ndodhi me këtë doracak është një arrogancë qytetare dhe një lëshim i përgjegjësisë së insitucioneve përkatëse që merren me çështjen e edukimit të fëmijëve. Ne kemi kaluar edhe situata më të vështira si popull dhe nuk na ka mungu shëndeti riprodhues përkundrazi ka qenë edhe shumë më mirë. Është e vërtet ajo që shkruhet në doracak që është shumë me rëndësi për një shoqëri mirëpo ajo që forma praktike ku përdoret dhe paraqitet në këtë doracak për ta përdorë mësuesit para fëmijëve, në veçanti adoleshentë ku krejt këto janë gjenerata shumë të ndjeshme që duhet të kemi kujdes”, tha ai.
Ndër të tjera, Flugaj thotë se shëndeti riprodhues nuk ka nevojë për këtë doracak, ku sipas tij ky doracak do ti mësonte nxënësit se si të futen në prostitucion.
“Shëndeti riprodhues nuk ka nevojë për këtë doracak. Ky doracak është në kundërshtim me parimet islame sepse paraqiten marrëdhëniet intime se si duhet të kryhen, përderisa ajo arsyetohet si largim nga smundjet që vinë nga marrdhëniet intime. E vërteta është që ajo është një çrregullim dhe një degjenerim i mësuar, degjenerim publik në formën më të shejtë të shoqërisë që është shkolla të përdoren gjëra të tilla, është në kundërshtim krejtësisht me parimet islame.Faktikisht doracaku është që mëson se si të futen në prostitucion, edhe pse aty nuk e thonë dhe çdo gjë propagandohet për shëndetin riprodhues”, shtoi ai.
Por shqetësuese për të është fakti që si popull imitojmë gjëra që janë të panevojshme, pasi që ky doracak ka vetëm efekte negative për nxënësit, ku Flugaj e quan edhe fatal.
“Ajo që më shqetëson shumë është se ne si popull po imitojmë gjërat që janë fare të panevojshme. Ky dorocak është më shumë me efekte negative sesa që është i dobishëm për një fëmijë i cili ka nevoj për një edukim të mirëfillt, edukimi ë mirëfillt është vetëm në baza fetare. Ky doracak është fatal. Ne kemi të bëjmë me ardhmërinë e vendit, gjenerata e re është ardhmëria e këtij vendi dhe nëse ne fillojmë në këtë formë, ne faktikisht po prodhojmë degjenerim dhe kurrësesi edukim”, përfundoi ai për GazetaBlic.