Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka reaguar sërish në lidhje me grantin që iu dha vëllait të Fitore Pacollit së VV-së nga ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Faton Peci.
Ajo ka publikuar foto të Pacollit e Pecit me gratë e Krushës.
“Qe, të dy akterët e një veprimi të turpshëm, në Krushë, te Fahria dhe gratë tjera, për me dalë në fotografi.
Ndërkohë, kur vjen puna te mbështetja, vëllau i Fitore Pacollit me një biznes fantom i merr 100 mijë euro, ndërsa Fahria dhe Krusha e grave tona heroina, asnjë.” – ka shkruar ajo në Facebook.
Deliu këtë e ka quajtur një shfaqje të turpshme që mohon viktimat e luftës.
“Shpërfaqje e turpshme e një shpirti të korruptuar, i cili mohon dhe injoron viktimat e luftës, që me sakrificë të jashtëzakonshme janë shndërruar në një storie suksesi.
Sa shumë kanë folur për drejtësi e meritokraci, për vlera e etikë, për qeverisje të mirë e të pastërt këta persona, që sot, fatkeqësisht për qytetarët, po e përdorin pushtetin për familjarizëm e korrupsion.
P.S. Qysh e ka mbiemrin?” – ka thënë ajo.
Postimi i plotë: