Lajme

Zhduket një grua në Podujevë, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

11/16/2024 11:09
nga:Sh R

Një burrë në Podujevë ka raportuar në Polici zhdukjen e motrës së tij, Samire Bitiq.

Në njoftimin e Policisë thuhet se e njëjta ka dalë sot nga banesa dhe se e njëjta është me probleme psikike.

Policia u ka kërkuar qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e saj, të lajmërohen në stacionin më të afërt ose në aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë”.

“Më datën 11.11.2024 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar rasti “Person i zhdukur”. Rastin e ka lajmëruar ankuesi nga Podujeva, i cili ka deklaruar se më datën 16.10.2024 ka dalë nga banesa e tij në Podujevë motra e tij Samire (Feriz) Bitiq, dtl.02.07.1988 me numër personal 1235324870, e cila ka probleme psikike dhe që nga ajo kohë nuk ka informatë se ku gjendet ajo.

Meqenëse nga hetimet e zhvilluara deri më tani, nuk është arritur të sigurohet ndonjë informatë se ku gjendet ky person, pas kërkesës së policisë, prokuroria ka lëshuar ‘Urdhëresë për publikimin e fotografisë së personit të zhdukur’ me qëllim të sigurimit të informatave për të nga ana e qytetarëve, andaj kushdo që ka informacion për personin në fjalë të lajmërojë policinë”, thuhet në kërkesë.