Lajme

Besnik Tahiri e ‘ngel’ Qeverinë Kurti – nuk u vendos as nota kaluese shumicës së ministrive

11/16/2024 09:58
nga:E K

Besnik Tahiri ishte i ftuari i radhës në “Blic Interview” prodhim i GazetaBlic.

Tahiri ndër shumë tema foli edhe për qeverisjen e Vetëvendosjes dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Ai e kritikoi kabinetin qeveritar duke potencuar se kjo qeveri nuk ka bërë punë të mirë në sektoret kyçe të shtetit si, arsimi, ekonomia dhe shëndetësia.

Deputeti i AAK-së vlerësoi me nota ministritë e Qeverisë Kurti, aty ku sipas tij shumica prej tyre nuk marrin notë kaluese.

Studentat notohen, sikur që notohet një qeveri. Po ia lë 3-sh notën për veri, po ia njoh disa merita dhe disa veprime që kanë bërë. 3-sh në veri, 1-sh në shëndetësi, 1-sh në ekonomi, -1 në arsim, 1 në financa. Hekuran Murati e ka -1, me kalkulimet e tij lëre që e ka dëmtu Kosovën po e ka dëmtu edhe Vetëvendosjen. Notë kaluese e ka Hajra [Hajrullah Çeku] e ka kaluese edhe Albulena Haxhiu, notë kaluese e ka edhe Xhelali. Në veri kemi bërë edhe ne, kush e arrestoi Gjuriqin? E ke edhe Thaçin që ka shku atje, puna në veri është notë e sjelljes, vlerësimi real bëhet në matematikë, kimi, fizikë, pra krejt sektorët arsimi ekonomia shëndetësia është 1-sh, pra nuk e ka kalu testin“, tha Besnik Tahiri në Blic Interview.

/GazetaBlic/

11/16/2024 08:37

Besnik Tahiri: AAK mbledh e vetme 15% të votave – me Nismën jemi edhe më lartë