Pas akuzave që bëri komuna e Prishtinës në lidhje me prerjen e drunjëve, Ministria e Kulturës jep sqarim mbi këtë.
Ministria përmes një njoftimi thotë se është duke bërë investimin më të madh ndonjëherë.
Që siaps tyre, ky projekt rrënjët e tij janë qysh kohë më parë.
“Ministria e Kulturës po bën investimin më të madh që është bërë ndonjëherë në Teatrin Kombëtar të Kosovës, restaurimin e plotë dhe zgjërimin e hapësirave të tij.
Për hartimin e këtij projekti janë angazhuar profesorë nga gjashtë fakultete të Universitetit të Prishtinës ndërsa jemi pajisur me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve.
Largimi i drurit në afërsi të teatrit ka qenë i paraparë në projekt për shkak që rrënjët e tij kanë qenë të mbështetura në muret e strukturës së ndërtesës, duke dëmtuar kështu strukturën dhe duke pamundësuar realizimin e punëve të drenazhimit, përforcimim e themeleve dhe vazhdimin e zbatimit të projektit. Po kujdesemi që projekti të zbatohet tërësisht dhe punët të zhvillohen në mënyrën më profesionale. Natyrisht që druri i prerë do të zëvendësohet. Hapësirat e gjelbërimit janë të parapara dhe do të zbatohen në detaje”, thuhet në sqarimin e ministrisë përcjellë GazetaBlic.