Lajme

Vdekja e nipit të Adem Grabovcit, Prokuroria jep detaje

11/15/2024 13:01
nga:Gazeta Blic

Nipi i politikanit, Adem Grabovci, Aulon Grabovci është gjetur i vdekur të enjten rreth orës 22:30, në Prishtinë.

Nga zyra për media e Prokurorisë Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Telegrafin kanë bërë të ditur se ende nuk dihen rrethanat e vdekjes së të riut.

“Lidhur me rastin për të cilin keni kërkuar informata, Prokuroria Themelore në Prishtinë mund të konfirmoj se një person me inicialet A.G është gjetur i vdekur, kurse deri më tani nuk mund të konfirmojmë shkakun e vdekjes”, kanë thënë nga zyra e informimit duke shtuar se “mirëpo prokurori i shtetit në bashkëpunim me të gjitha organet tjera janë duke e hetuar këtë rast”.

Edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndryshe, edhe Adem Grabocvi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shprehur pikëllimin e tij pas vdekjes së Aulonit.

Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë është nipi i Adem Grabovcit