Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, thotë se nuk kanë qenë në dijeni për doracakët “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”.
Jasharaj në një intervistë për GazetaBlic thotë se në qoftë se do të kishte filluar aplikimi i këtyre doracakëve do të kuptohej, ku sipas tij edhe mësimdhënësit nuk do ta pranonin ta bënin këtë.
“Nuk kemi qenë në dijeni për këtë doracak teper degjenerues. Po të kishte ndodh që ndonjë mësimdhëns të fillonte të aplikonte dicka nga ata doracak, ne do të kuptonim, edhe po t’i urdhëronte dikush ata nuk do ta bënin sepse janë mësimdhënës dhe janë prindër vet sepse edhe ata kanë fëmijë.Këta doracak e meritojnë vendin në bërllog. Nagavci këtë e ka bërë me qëllim që të mos dëgjohet zëri i mësimdhënësit në këshillin shtetëror të licensimit”, tha ai.
Ndër të tjera ai thotë që zonja Nagavci duhet të kërkoj falje ndaj nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve për këtë doracak.
Jasharaj thotë se këta doracak duhet të tërhiqen dhe në mënyrë simbolike duhet ta kenë vendin në mbeturina pasi që sipas tij janë degjenerues.
“Në vend që zonja Nagavci të kërkoj falje ndaj nxënësve, mësimdhënsve dhe prindërve për këtë doracak ajo në atë stilin që e ka mësu qeveria Kurti. Kjo deklaratë nëse del nga goja e Nagavcit është tmerr, po të isha unë në vend të saj do skuqesha para familjeve, dhe mësimdhënësve dhe më e vogla që do bëja është që të kërkoja falje, nuk do jepja dorëheqje sepse kolltuki është kolltuk.Gjithçkafit mund ti themi mirë, veç këtyre doracakëve. Këta doracak duhet të tërhiqen dhe në mënyrë simbolike duhet ta kenë vendin në bërllog sepse të tillë janë dhe janë degjenerues”, përfundoi ai për GazetaBlic.