Ditën e sotme, me fillim nga ora 20;45, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kundër Rumanisë, Kosova kërkon fitore bindëse në mënyrë që të mund ta arrijë vendin e parë në grup.
Pritet të jetë një ndeshje e tensionuar, kjo për shkak të ambientit jo miqësor, me të cilin Kosova është përballur vazhdimisht në Bukuresht.
Natyrisht, fitorja është detyrim për ‘Dardanët’, në veçanti e mirë se ardhur do të ishte një fitore me shumë gola diferencë, sepse në ndeshjen e parë të luajtur në ‘Fadil Vokrri’, rumunët triumfuan me shifrat 3 me 0.
Cilët janë skenarët e mundshëm që Kosova të dal e para në grup?
Kosova duhet të fitojë përballjen me Rumaninë me diferencë prej 4 golave, pasi në ndeshjen e parë kanë pësuar humbje me rezultat 0-3.
Kosova të fitojë ndeshjen me Rumaninë me rezultat 0-3 dhe të fitoj ndeshjen me Lituaninë, ndërsa Rumania të fitojë ndaj Qipros me rezultat me diferencë më të vogël se ai mes Kosovës dhe Lituanisë.
Kosova të fitoj të dy ndeshjet, atë me Rumaninë dhe Lituaninë, derisa Rumania të barazoj në ndeshjen e fundit ndaj Qipros.
Kosova të fitoj ndeshjen me Rumaninë dhe të barazojë me Lituaninë, nëse Rumania pëson humbje nga Qipro në ndeshjen e fundit.
/GazetaBlic Sport/