Tetë të mitur janë arrestuar të enjten në Malishevë pasi janë rrahur mes vete, ka njoftuar policia.
Policia ka theksuar se në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë dhe një predhë të pistoletës me gaz.
“Janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.