Një nga fikgurat më ikonike të boksit, Mike Tyson, po rikthehet fuqishëm në ring, madje në një mënyrë të jashtëzakonshme.
Ai filloi karrierën gati katër dekada më parë, ndërsa u bë kampioni më i ri botëror në peshën e rëndë në moshën 20-vjeçare.
Pas shumë viteve larg ringut profesional, Tysoni i “hekurt” po rikthehet edhe një herë, ku do të përballet me Youtuberin e kthyer në boksier Jake Paul.
Jake Paul ka bërë emër në botën e boksit, duke tërhequr vëmendjen e publikit me duelet e tij.
Në përballjen sy me sy mbrëmjen e kaluar, Tyson e ka goditur me shpullë kundërshtarin, pasi Paul i shkeli këmbën.
Ja pamjet nga ky moment: VIDEO.