Ditën e sotme, me fillim nga ora 20;45, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parafundit të Grupit 2 në Ligën C të Ligës së Kombeve.
Kundër Rumanisë, Kosova kërkon fitore bindëse në mënyrë që të mund ta arrijë vendin e parë në grup.
Pritet të jetë një ndeshje e tensionuar, kjo për shkak të ambientit jo miqësore, me të cilin Kosova është përballur vazhdimisht në Bukuresht.
Franco Foda ka paralajmëruar se do të ketë disa ndryshime për ndeshjen e sotme, kjo për shkak të mungesave.
“Jemi përgatitur mirë, jemi stërvitur mirë gjatë 2-3 ditëve të fundit. Skuadra ka fituar shumë vetëbesim në 3 ndeshjet e fundit. Nesër do të jetë një lojë ndryshe. Rumania ka një skuadër të mirë, e për fat të keq ne përballemi me disa mungesa. Por pavarësisht gjithçkaje, ne besoj se jemi të aftë për të fituar dhe do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për të fituar këtë ndeshje”, tha trajneri Foda.
/GazetaBlic Sport/