Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e premte parashihet me pak vranësira dhe me intervale me diell dhe vende-vende me mjegullë.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, njofton IHMK.