Lajme

Bajqinovci për opozitën: Këta as vetë nuk e besojnë që kanë me i fitu zgjedhje

11/14/2024 23:33
nga:G C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë mbi 50% në zgjedhjet e shkurtit.

I pyetur se a do të bëjnë koalicion me ndonjë parti politike, Bajqinovci ka thënë se VV-ja nuk do të ketë nevojë, ngaqë sipas tij, ata synojnë të qeverisin vetë.

“Ne nuk kemi nevojë të futemi në koalicion me askënd sepse ne do ta kalojmë 50% si formacion politik Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Bajqinovci në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.

Për më tepër, Bajqinovci ka theksuar se janë mobilizuar dhe po përgatiten për zgjedhjet e shkurtit.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025