Lajme

Haliti: Nga nesër do të marr vendim për mos aplikimin e përdorimit të doracakëve të edukimit seksual

11/14/2024 21:23
nga:Y I

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë të ditur se që nga dita e nesërme do të marrin vendim për mos-aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e kësaj komune.

Haliti ka thënë se një vendim i tillë do të merret pasi kanë shqyrtuar përmbajtjen e këtyre udhëzimeve dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e komunës dhe nga prindërit, lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe materialeve të propozuara.

“Ne besojmë se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit tanë dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre të shëndetshëm.Kjo është një masë që do të ndërmerret me qëllim mbrojtjen e interesave dhe mirëqenies së nxënësve tanë, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona” shkruan Haliti në Facebook raporton “Gazeta Blic”.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Komunës së Vitisë,

Që nga nesër, do të marr vendim për mos aplikimin e përdorimit të Doracakëve ‘Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’ për nivelet 1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Komunës së Vitisë.

Ky vendim do të merret pasi kemi shqyrtuar përmbajtjen e këtyre udhëzimeve dhe shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit e Komunës dhe nga prindërit, lidhur me përshtatshmërinë e aktiviteteve dhe materialeve të propozuara. Ne besojmë se përmbajtja e këtyre doracakëve nuk është e përshtatshme për fëmijët dhe nxënësit tanë dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre të shëndetshëm.

Kjo është një masë që do të ndërmerret me qëllim mbrojtjen e interesave dhe mirëqenies së nxënësve tanë, si dhe për të siguruar që edukimi të jetë në përputhje me vlerat dhe normat tona.