Lajme

Prishtina s’ka kompani për rregullimin e ndriçimit publik, rruga ‘Mon Balaj’ mbetet në terr

11/14/2024 21:12
nga:Y I

Rruga “Mon Balaj” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, ka më shumë se dy javë që ka mbetur pa ndriçim publik.

Sipas banorëve, kjo gjendje po u sjellë shumë probleme atyre, sidomos në mbrëmje.

Ndërkaq nga Komuna e Prishtinës thonë se ndërprerja e dritave erdhi si rezultat i dëmtimit të kabllove, teksa sanimi i tyre nuk thanë se mund të bëhet shpejt për shkak të përfundimit të kontratës së kompanisë e cila kujdeset për ndriçimin e qytetit.