Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër do të luajë ndaj Rumanisë në një ndeshje tejet të rëndësishme, në kuadër të xhiros së 5’të të Ligës së Kombeve. Ky ballafaqim zhvillohet nga ora 20:45, në ‘Arenën Kombëtare’ në Bukuresht.
Cosmin Barcauan, ish-mbrojtësi i kombëtares rumune, beson se skuadra e përgatitur nga Mircea Lucescu do të triumfojë ndaj Kosovës me rezultat 2-0.
“Unë po shkoj për fitoren e Rumanisë, rezultati 2-0. E di që Rumania do të fitojë. Mircea Lucescu ndryshoi lojën, ndryshoi mentalitetin, ndryshoi shumë. Kjo është pikëpamja ime”, tha Barcauan për Sport.ro.
Kujtojmë se në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë në shtator, Rumania fitoi ndaj Kosovës me rezultatin 0-3.
/GazetaBlic Sport