Andres Iniesta, ish-reprezentuesi spanjoll që shkëlqeu te Barcelona dhe La Roja , tani është pronar i Helsingor, një skuadër e divizionit të tretë danez.
Sipas shtypit vendas, kompania e ish-mesfushorit Never Say Never bleu klubin e themeluar në vitin 2005, në bashkëpunim me kompaninë zvicerane Stoneweg, transmeton GazetaBlic Sport.
Spanjolli vendosi t’i japë fund karrierës së tij dhe, për ta festuar atë, do të publikohet një dokumentar me atë dhe ish-trajnerët e tij.
Një skenar i mundshëm i blerjes së klubit ishte raportuar tashmë në fund të sezonit të kaluar, kur skuadra ende luante në kategorinë e dytë, dhe vlerat e avancuara ishin rreth 15 milionë kurora daneze (rreth 2 milionë euro) për 85 për qind.
/GazetaBlic Sport/