Lajme

Osmani me komandantin e KFOR-it diskutojnë për situatën aktuale në Kosovë

11/13/2024 22:00
nga:G C

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Enrico Barduani.

Gjatë takimit është bërë e ditur përmes komunikatës se kanë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën aktuale në Kosovës.

Në njoftim është thënë se Barduani ka cekur rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe koordinimit me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovës.

“Komandanti i KFOR-it ka cekur bashkëpunimin e ngushtë mes KFOR-it dhe BE-së në terren, përfshirë përkrahjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në komunikatë.