Lajme

Bajqinovci për emërimet e fundit në Shtetin Amerikan: Përvoja e tyre do të forcojë Politikat e Jashtme dhe Sigurinë Kombëtare

11/13/2024 21:46
nga:G C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke uruar emërimet e fundit në administratën amerikane, raporton GazetaBlic.

Ai ka dërguar urime të sinqerta për John Ratcliffe, mikun e shqiptarëve dhe ish-drejtorin e CIA-s, Ismet Smajli dhe Joe Halitin, si dhe senatorin Marco Rubio, të cilët janë emëruar në pozita të rëndësishme në qeverinë amerikane.

“Urime të sinqerta për emërimin e John Ratcliffe, mikut të shqiptarëve Ismet Smajlit dhe Joe Halitit drejtor i CIA-s, dhe senatorit Marco Rubio si Sekretar i Shtetit. Jam i bindur që përvoja dhe angazhimi i tyre do të kontribuojnë fuqishëm në forcimin e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare,” ka shkruar Bajqinovci.

E plotë:

Urime të sinqerta për emërimin e John Ratcliffe mikut të shqiptarëve Ismet Smajlit dhe Joe Halitit drejtor i CIA-s, dhe senatorit Marco Rubio si Sekretar i Shtetit. Jam i bindur që përvoja dhe angazhimi i tyre do të kontribuojnë fuqishëm në forcimin e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare. Suksese në detyrat e reja dhe në shërbim të vendit!