Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se partia e tij po vazhdon të fuqizohet dhe po merr mbështetje të madhe në të gjithë Kosovën, raporton GazetaBlic.
Në një postim të tij, Limaj njoftoi se ai dhe bashkëpunëtorët e tij zhvilluan një takim me strukturat udhëheqëse të NISMA-s në Gjilan, ku morën një mesazh të qartë për rëndësinë e rikthimit të fuqishëm të partisë në Kuvendin e Kosovës.
“Edhe një herë morëm mesazh të qartë nga Gjilani për nevojën e rikthimit të fuqishëm të NISMA-së në Kuvend. NISMA në Gjilan po fuqizohet çdo ditë, me anëtarë të rinj dhe kuadro të profileve të ndryshme, që janë dëshmia më e mirë e rritjes së partisë jo vetëm në këtë qytet, por anë e kënd Kosovës,” shkroi Limaj.
E plotë:
Me bashkëpunëtorë, takuam strukturat udhëheqëse në Gjilan.
Nga Gjilani, edhe një herë morëm mesazh të qartë për rëndësinë e rikthimit të fuqishëm të NISMA-së në Kuvend.
NISMA në Gjilan çdo ditë e më shumë po fuqizohet nga kuadro të profileve të ndryshme, që është dëshmia më e mirë e fuqizimit të NISMA-së, jo vetëm në Gjilan, por anë e kënd Kosovës.
Vizioni ynë për të ardhmen e vendit po gjen mbështetje në çdo cep të Kosovës, për të bërë edhe më madhështore fitoren tonë.