Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë sot në përurimin e Urgjencës së Mjekësore në Komunën e Podujevës, projekt që kap kosto 1.7 milion euro dhe është bashkëfinancim i Komunës me 600 mijë euro dhe Organizatës Qatar Charity me 1.1 milion euro.
Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se marrë parasysh afërsinë që ka më pikëkalimin kufitar në Merdare, urgjenca do të shërbejë për mbarë vendin, por edhe rajonin “e veçanërisht për bashkatdhetarët tanë nga Lugina, të cilët mund të përfitojnë nga ofrimi i shërbimeve mjekësore”.
“Sepse kjo hapësirë me afërsisht 1600 metra katrorë, ka si pjesë përbërëse edhe ofrimin e disa prej shërbimeve parësore shëndetësore si Qendër e Mjekësisë Familjare”, ka thënë Kurti.
Ai e ka cilësuar këtë si projekt me rëndësi dhe vlerë madhore.
“Punimet e ndërtimit u finalizuan brenda vetëm dy vitesh, gjersa ky është projekti i dytë i bashkëpunimit mes këtyre dyjave, pra Komunës dhe Fondacionit, pas nënshkrimit të marrëveshjes edhe për ndërtimin e Parkut Bujqësor në vitin e ardhshëm, i cili do të jetë i pari në vend me një hapësirë prej tetë hektarësh”, ka thënë tutje Kurti.
Ai ka përmendur edhe investimet e tjera të organizatës Qatar Charity në vend.
“Por, le ta theksojmë që Qatar Charity, është prezente në Kosovë që nga viti 2013, edhe më herët ka pasur aktivitete që janë realizuar edhe përmes organizatave të ndryshme joqeveritare, e gjatë vitit 2022 janë realizuar projekte në vlerë prej 5.5 miilionë euro, ndërkaq në vitin 2021 janë realizuar projekte në vlerë prej 5 milionë euro. Qatar Charity, zyra në Kosovë, përveç me institucionet e nivelit qendror e komunal, ka bashkëpunim edhe me Bashkësinë Islame në Kosovë. Aktivitetet e Qatar Charity, janë të fokusuara në disa fusha të cilat unë po i përmendi shkurtimisht, është mbështetja financiare për bonjakët, nga kjo hapësirë me afërsisht 1600 metër katrorë personat në nevojë dhe familjet me të ardhura të ulta, e këtu përfshihet edhe mbështetja financiare mujore për familjet me asistencë sociale, pagesa e faturave të energjisë elektrike për 866 familje për një vit, e të tjera”,.