Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim drejtoreshën e NDI në Kosovë, Nancy Soderberg dhe eksperten për parti politike dhe fuqizim të grave në politikë, Laura Nichols, me të cilat ka diskutuar për strategjinë e PDK-së për barazinë gjinore, me fokus zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 9 shkurt.
Krasniqi ka ritheksuar përkushtimin dhe angazhimin e PDK-së tonë për fuqizimin e grave në politikë, duke iu dhënë hapësirë në pozita të larta dhe vendimmarrëse.
“Ky synim pasqyrohet edhe në programin e kandidatit tonë për kryeministër, Bedri Hamza, si dhe do të reflektohet edhe në listën e PDK-së të kandidaturave për deputetë. Mirënjohës ndaj NDI për mbështetjen e vazhdueshme në vizionin tonë për barazi gjinore në vendimmarrje”, ka shkuar ai.