Lajme

Konfirmohet nga Policia: Një i vdekur e një i plagosur në Klinë!

11/13/2024 18:08
nga:G C

Rreth orës 17:15, policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi”, në qytetin e Klinës.

Sipas informatave të para, dy persona kanë qenë të përfshirë në incidentin e armatosur, ku njëri prej tyre është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime gjatë incidentit, është dërguar menjëherë në spitalin e emergjencës për trajtim mjekësor. Sipas zëdhënësit të policisë, Fadil Gashi, hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht, forcat e rendit janë në vendngjarje dhe po mbledhin prova, ndërsa autorët e mundshëm ende nuk janë kapur. Policia apelon për bashkëpunim nga qytetarët dhe kërkon informacione që mund të ndihmojnë në zbulimin e të dyshuarve.

/GazetaBlic/