Mungesa në mbrojtje për trajnerin Luis De La Fuente. Spanja do të dalë në fushë për t’u përballur me Danimarkën dhe Suedinë në Ligën e Kombeve. Për këto dy angazhime, Spanja nuk do të kenë në dispozicion Pau Torres.
Mbrojtësi i Aston Villa u largua nga grumbullimi për t’u rikthyer në klubin e tij për shkak të një dëmtimi.
Lojtari tashmë kishte pësuar një shqetësim muskulor në ndeshjen e fundit kundër Liverpool-it, por ishte ende i thirrur dhe ishte bashkuar me shokët e tij të kombëtares.
Torres më pas kreu testet e nevojshme të cilat zbuluan një shqetësim të vogël, por që nuk do ta lejonin lojtarin të luante asnjë nga dy ndeshjet e planifikuara.
Për këtë arsye u vendos që ai të largohej.
/GazetaBlic Sport