Lajme

Bajqinovci: Paga e policëve rritet mëtej, ja sa do të arrijë në 2025

11/13/2024 17:08
nga:G C

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se paga bazë për policët pa gradë ka kaluar në disa faza të rritjes gjatë qeverisjes Kurti dhe se kjo tendencë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, raporton GazetaBlic.

Bajqinovci theksoi se qeveria ka angazhuar përmirësimin e kushteve të punës dhe vlerësimin e rëndësisë së punës së policëve, të cilët kontribuojnë çdo ditë në sigurinë e qytetarëve.

Bajqinovci theksoi gjithashtu se këto shifra përfaqësojnë vetëm pagën bazë, pa përfshirë shtesat për orët shtesë, përvojën e punës, ndërrimet e natës dhe punën sekondare. Ai shtoi se është detyrë e qeverisë të vazhdojë përpjekjet për të mbështetur forcat e rendit dhe për të siguruar kushte më të mira pune për ata që e kanë detyrë të mbrojnë rendin dhe sigurinë e qytetarëve.

Këto ndryshime, sipas Bajqinovcit, janë pjesë e angazhimit të qeverisë për të vlerësuar punën e rëndësishme që policët kryejnë çdo ditë dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së atyre që janë në vijën e parë të mbrojtjes së rendit.

E plotë:

Paga bazë për policët pa gradë ka kaluar nëpër disa faza të rritjes në qeverisjen Kurti, dhe do të vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen.

Paga e policit para miratimit të Ligjit për Pagat ishte: 392 euro + rrezikshmëria

Aktualisht me ligjin e pagave: 550 euro + rrezikshmëria

Nga janari 2025: 606 euro + rrezikshmëria
Nga korriku 2025: 660 euro + rrezikshmëria
Nga korriku i vitit 2025 paga e një polici do jetë 724 euro me rrezikshmëri.

Këto ndryshime janë rezultat i angazhimit të qeverisë për përmirësimin e kushteve të punës dhe vlerësimit të punës së rëndësishme që kryejnë çdo ditë.

Këto shifra përfaqësojnë pagën bazë, pa përfshirë shtesat për:
• orët shtesë
• përvojën e punës
• ndërrimet e natës
• punë sekondare
Është detyrë e jona të vazhdojmë përpjekjet për të mbështetur forcat e rendit.