Kandidatja për deputete e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar lidhur me grevën e punëtoreve të mirëmbajtjes në Kuvendin e Kosovës, ku ato e kanë nisur grevën që nga shtatori, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se është i trishtueshëm fakti se një shumicë që e quan veten social-demokrate le më që nuk ka empati porse as nuk interesohet për vështirësitë e tyre.
Postimi i plotë:
Nga shtatori, shtatëmbëdhjet gra nga shërbimi i mirëmbajtjës së ndërtesës së Kuvendit, po protestojnë para institucionit kryesor politik të Republikës së Kosovës, për rritje pagash, pasi që rroga që marrin nuk u mjafton për të mbajtur familjet e tyre.
Është i trishtueshëm fakti se një shumicë që e quan veten social-demokrate le më që nuk ka empati porse as nuk interesohet për vështirësitë e tyre? Ndërkohë, në televizione dëgjojmë fjalë të mëdha për fuqizimin e grave.
Është koha për ndjeshmëri qytetare, jo për fjalë boshe!