Sporti

Gjykoi finalen Real-Atalanta, ky është gjyqtari që do vendosë drejtësi në sfidën Shqipëri – Çeki

11/13/2024 13:40
nga:Mergim Rreci

Shqipëria do të përballet me Çekinë të shtunën në orën 20:45 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndërkohë është zbuluar dhe gjyqtari që do të vendosë drejtësi në këtë sfidë. Bëhet fjalë për Sandro Scharer. Ai ka arbitruar finalen e Superkupës mes Real Madridit dhe Atalantës.

Zviceriani ka gjykuar ndeshje të Çekisë me Moldavinë (3-0) të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe një miqësore në 5 qershor 2017, të zhvilluar me Belgjikë, ku Çekia mposhtej me shifrat 2-1.