Lajme

Deliu-Kurtit: “Ju shkoj komplet mandati me ankesa, në vend se me punu diçka”

11/13/2024 11:34
nga:Sh R

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Albin Kurti i cili tha në mbledhjen e qeverisë “urojmë të ndërpritet avazi i bllokimit të reformave pozitive”.

Deputetja e PDK-së, tha se fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese, por ministrat, zëvendësministrat e deputetët e Kryeministrit që sipas saj krijojnë ligje që shkelin Kushtetutën.

Sipas Deliu-Kodra, mandati i Kurtit ka shkuar vetëm me ankesa, në vend se të punohej diçka.

“Kryeministër, fajet nuk i ka Gjykata Kushtetuese. Fajet i kanë ministrat, zëvendësministrat, deputetët dhe këshilltarët e tu të shumtë, që po krijojnë ligje të cilat e shkelin me të dy këmbët aktin më të lartë juridik të shtetit tonë. Lëre rehat Gjykatën Kushtetuese dhe secilin institucion tjetër i cili po mundohet të ruaj shtetin nga keqqeverisja juaj!
Ju shkoj komplet mandati me ankesa, në vend se me punu diçka”, ka shkruar në Facebook deputetja e PDK-së.