Një burrë nga Gjakova ka lajmëruar në Policinë e Kosovës se është shantazhuar nga disa persona, përcjell Gazeta Express.
Sipas policisë, rastet sipas të dyshuarit kanë ndodhur nga 3 korriku i këtij viti.
Policia ka nisur hetimet.
“Gjakovë 03.07.2024-NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është shantazhuar nga persona të dyshuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.